Zjarrfikësin e heqin nga puna sepse fiku zjarri pa lejen e shefit

Loading...

Në këto kohë tranzicioni mund të të pushojnë nga puna kurdo dhe për çfarëdo, arsyet mund të jenë qesharake por të mjaftueshme që ju të ngeleni pa punë.

I tillë është rasti i një zjarrfikësi nga Përmeti, i cili është pushuar nga puna me arsyetimin që nisi fikjen e zjarrit para se të vinte eprori i tij për fillimin e operacionit për shuarjen e zjarrit.

Ai quhet Elton Sulejmani dhe ka shërbyer si zjarrfikës 2 vite e gjysmë me përkushtim dhe devotshmëri, por tani gjendet në udhëkryq.

Rasti i Elton Sulejmanit është bërë publik nga emisioni investigativ “BOOM” dhe historia e tij nis në 26 shtator 2017 kur Eltoni shkon në pune si zakonisht. Atë ditë komandanti i turnit mungoi për arsye familjare dhe kjo detyrë iu ngarkua Eltonit.

Në orën 23:15  vjen një telefonate nga policia ku njoftohet Shërbimi Zjarrfikës se duhet të niset në fshatin Sukë të Përmetit pasi kishte rënë zjarr. Në këto kushte Eltoni telefonon eprorin e tij Agron Pani për rënien e zjarrit, ndërkohë që ky i fundit ndodhej në shtëpi. Për 27 min Agroni nuk i konfirmoi Eltonit nisjen për te shkuar në fshat dhe për të shuar zjarrin ndërkohë që administratori dhe policia merrnin në telefon Eltonin dhe i kërkonin që të nisej për në vendin e ngjarjes.

Në këto kushte Eltoni mërr ne telefon Kryeinspektorin Fredi Lipe i cili atë ditë ndodhej në Tiranë dhe i shpjegon si është situata  dhe zoti Lipe i thote Eltonit që të niset për të shuar zjarrin.

Pasi operacioni për shuarjen e flakëve përfundon me sukses, ditën e nesërme Eltoni hiqet nga puna me pretendimin se ka shkuar për të fikur zjarrin pa ardhur eprori i tij Agron Pani edhe pse ky i fundit për 27 min nuk e ka urdhëruar vartësin e tij as të shkonte për të fikur zjarrin dhe as te mos shkonte.

Loading...
Loading...