RRAHJE ZEMRE-Permbledhja e plote per Sot.. Ipekun e fusin në arkivol të gjallë. Ejlul largohet me Mehemetin.

Loading...

Esmës nuk i besohet që tashmë në shtëpi me të ndodhet edhe një qen, ndaj ajo telefonon Alpin dhe e njofton se janë shtuar me një qen në familje. Ky i fundit gëzohet pasi ndjen se më në fund i përket një familjeje dhe i shpreh Emas dashurinë. Jagëz pëson një krizë. Adnan kërkon para borxh, por askush nuk i përgjigjet. Nesrin çohet nga shtrati në kërkim të Ipekut dhe i bije të fikët.

Ibrahim nxehet me bashkëshorten që ka vrarë Ipekun. Ali Asaf kupton se Ejlyl ka lënë takim me Mehmetin dhe i është rikthyer sjelljes së saj të mëparshme. Ai e ndalon në ashensor dhe e puth. Oguz sillet keq me Samiun pasi nuk ka marrë përgjigjet e analizave të pacientëve të tij. Faji është i Alpit, pasi ai ka qenë i zënë me sëmundjen e tij dhe nuk ka punuar.

Alp pëson një krizë epilepsie. Ali Asaf dhe Oguz i bëjnë skaner dhe zbulojnë se ai ka një tumor të avancuar në tru.

Oguz i shpall konkurrencë Ali Asafit në lidhje me doktorin që do të zgjedhë Alp. Sinan akuzon Ejlylin se ka hequr dorë nga hakmarrja për gjyshen pasi ka marrë pasurinë e Zijanurit. Pacienten që e ka kafshuar qeni i bie temperatura vazhdimisht. Qeni i saj acarohet kur shikon një pacient me kancer. Ejlyl dyshon se edhe e sëmura e saj ka kancer gjiri. Ejlyl dhe Mehmet largohen sëbashku me motor.

Pacientja ka kancer, por në stade të hershme. Ajo kupton se në fakt qeni është përpjekur ta shpëtojë nga kanceri duke e kafshuar në krahun ku kanceri ndodhet. Adnan dëshpërohet pasi askush nuk i jep para për të paguar faturat e spitalit dhe Ali Asaf e shikon.
Ibrahim dhe bashkëshortja e tij hapin një gropë pas restorantit të Vedatit për të varrosur Ipekun. Ipek përmendet, por Ibrahim e godet sërish. Oguz shqetësohet për Ipekun pasi ajo nuk i përgjigjet në telefon. Ejlul i tregon Mehmetit se është fejuar me Ali Asafin.

Fqinja telefonon Ejlylin për t’i thënë se dera e restorantit të Vedatit ka mbetur hapur dhe se Ipek pak më parë ka debatuar me Ibrahimin.

Esma i shpreh Ali Asafit mbështetjen e saj. Ipekun e fusin në arkivol. Ejlyl shkon në restorant sëbashku me Mehmetin. Ipek përmendet dhe fillon të bërtasë brenda arkivolit.

Loading...
Loading...