Njihuni me tregtarin më të veçantë në botë, po pushton të gjitha revistat e gazetat

Loading...

Ka një shitës në rrugët e Vietnamit, i cili i sfidon të gjithë dhe gjithashtu i bën të gjithë të kthejnë qoftë edhe një herë kokën nga ai apo nga produktet që tregton.

Bëhet fjalë për një maçok 3-vjeçar dhe pronarin e tij, Le Quoc Phong, i cili e quan maçokun Dog (qen). Sëbashku ata punojnë prej kohësh në këtë treg. Si një tregtar i vërtetë, Dog është gjithmonë i veshur mirë dhe tërheq vëmendjen me veshjet e tij, teksa fiton para për të jetuar.

Ai duket si një yll rroku, teksa i pëlqejnë akulloret, të udhëtojë dhe të flejë gjumë. Sipas pronarit të Dog, maçoku ka shumë të dashura dhe shumë fëmijë nëpër qytet.

Le Quoc Phong thotë:

Maçokut tim i pëlqen të bëjë foto. Është shumë bashkëpunues kur vjen puna për të veshur kostumet. I kam vënë këtë emër të veçantë, Dog (qen) pasi zakonisht merr frymë dhe sillet si një këlysh. Kjo është edhe arsyeja pse Dog e mban gojën hapur në pjesën më të madhe të fotove”.

Fotot e tij janë duke pushtuar gazetat e revistat jo vetëm në Vietnam, por edhe në Tailandë e në Kinë. Le Quoc Phong thotë se disa persona mendojnë se Dog nuk ndihet aspak rehat me veshjet që mban në trup, por e kanë tërësisht gabim.

Ai shprehet:

Dog është shumë komod me këto veshje dhe mund të ecë rehat. Më ndihmon shumë në punë”.

Loading...
Loading...