Ngjarje e rende/Njerëzit hidhen nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit të fuqishëm

Loading...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ditën e sotme, ku një hotel 6 katesh në Izmir është përfshirë nga flakët.

Katër persona mësohet se kanë marrë plagë të rënda, ndërkohë që mundoheshin t’i shpëtonin zjarrit .

Dy gra mësohet se janë plagosur pas hedhjes nga kati i pestë i hotelit.

Ato ranë mbi disa makina të parkuara para hotelit dhe raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Një nga gratë mendohet se preku telat elektrike.

Personat e tjerë që ndodheshin në hotel janë evakuuar në mënyrë të sigurt.

Zyrtarët thanë se zjarri u përhap shumë shpejt, por se është vënë tashmë nën kontroll.

Loading...
Loading...