Dikur i ulej në gjunjë dhe Berluskoni, sot “mjeshtri i madh” nga Vlora shet peshk në rrugë

Loading...

Ai është tashmë 59 vjeç dhe shet peshk në rrugë, pasi puna siç thotë edhe vetë nuk është turp. Por dikur Vendim Kapaj nga qyteti i Vlorës mori titullin “Mjeshtër i Madh” dhe përfaqësoi denjësisht qytetin e lindjes së tij me krenari edhe jashtë vendit.

Vendimi është instrumentist i madh, pasi i ka rënë fyellit qysh kur ka qenë një fëmijë i  vogël.

Ai ka treguar për TCH:

Që 8 vjeç, sot jam 59 vjeç. I bija fyellit me dhëmbë derisa e perfeksionova. Me buzë, jo se nuk i bie, por e kam më të lehtë t’i bie me dhëmbë.”

Por sot Vendimi është i papunë dhe në gjendje të vështirë ekonomike dhe medaljet e varura në mur nuk ia shuajnë urinë.

Arti të mbush shpirtin, por jo barkun, prandaj Vendimi del çdo ditë me biçikletën e tij dhe dy arka me peshk nëpër qytet. Siç thotë vetë, më shumë fiton nga peshku se nga fyelli. Lavdia e vetme që i ka mbetur janë certifikatat e çmimeve dhe nderimet nga nga ish-Presidenti Nishani apo ish-Kryeministri italian Berluskoni.

Ai është një shitës ambulant dhe me rregullat e reja shitësve si ai shpesh u sekuestrohet malli, të paktën në Tiranë.

Megjithatë ai ka kujtime të bukura nga vlerësimet që ka marrë prej figurave të njohura.

Vendimi ka treguar:

Kam qenë në Butrint, dëgjuan të dy kryeministrat. U ulën të dy në gjunjë, edhe Berluskoni. Ishte një kënaqësi e madhe.”

Atij që si çdo artisti i janë përulur dikur shumë personalitete, sot nuk i del të blejë një shishe qumështi në fund të muajit. Megjithatë nuk përulet, thotë se do të bëjë çdo punë që do i japin për të mbajtur barkun me bukë.

Loading...
Loading...