Devi Lala: Unë jam viktima dhe pse vdiq Anxhelo, e dija që s’do e linte me aq

Loading...

Devi Lala është i riu që disa ditë më parë qëlloi me thikë dhe la të vdekur bashkëmoshatarin e tij Anxhelo Gjokazaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Durrësit, pasi dy të rinjtë kishin mbaruar mësimin.

Devi ka treguar para gjykatës se dy ditë më parë ata ishin konfliktuar dhe se ai vetë e dinte që Anxhelo nuk do ta linte me aq konfliktin mes tyre, ndaj, për vetëmbrojtje kishte marrë një thikë.

Më tej Devi rrëfen se Anxhelo dhe kushëriri i tij e kanë dhunuar, e kanë shtrirë në tokë dhe e kanë qëlluar pa pushim, ndaj ai është drejtuar të përdorë thikën për vetëmbrojte.

Sipas Devit, ai është viktima e kësaj ngjarjeje, edhe pse i vdekur ngeli Anxhelo.

Devi shprehet:

Pavarësisht se i vdekur mbeti Anxhelo, viktimë e asaj ngjarjeje jam unë. Nuk meritoj të jem këtu pas hekurave, por fati i keq bëri që të mbyllem këtu. Më vjen shumë keq që situata shkoi kështu. Absolutisht nuk kisha për qëllim ta vrisja, por t’i trembja se me kishin vënë për poshtë dhe më mbytën në dajak.”

Gjyqtari e pyeti gjatë seancës se pse ishin konfliktuar, ndërsa 17-vjeçari tha:

Dy ditë para ngjarjes, ne u konfliktuam në lagje. Kishim njohje me njëri-tjetrin, por nuk ishim shokë. U konfliktuam, pasi më provokuan ai me kushëririn e tij. Bëmë llafe, por na ndanë shokët e tjerë.

Isha i sigurt se nuk kishin për ta lënë me kaq dhe bleva një thikë që e mbaja me vete, sigurisht për t’u mbrojtur. Atë ditë, shkova në shkollë dhe pasi mbarova mësimin, u ktheva në shtëpi.

Hëngra pak bukë, lashë çantën e librave dhe dola për të shkuar në qendër ku rrinë shokët e tjerë. Në momentin që po zbrisja, Anxhelo dhe kushëriri i tij më kishin zënë pritë tek ura, pak metra larg vendit ku do shkoja unë.

Kur u afrova, më sulmuan të dy, më qëlluan dhe më shtrinë në tokë, duke më goditur me mjete të forta dhe telefonat celularë në kokë. I ndodhur në këto kushte dhe i pafuqishëm për t’u larguar, nxora thikën dhe e qëllova Anxhelon disa herë, më shumë nga frika se sa nga dëshira për t’i bërë keq.

Pasi e qëllova, u largova së bashku me thikën, të cilën e hodha disa metra më tej në një kanal.

Anxhelo, i plagosur, iu drejtua shtëpisë së tij, ndërsa atë djalin tjetër që është kushëriri i tij, nuk e pashë se nga iku. I vetëdijshëm për çfarë kisha bërë, prita të vinte Policia”.

Loading...
Loading...